“American Pie 5”, zbulohen arsyet pse nuk po realizohet “American Pie 5”, zbulohen arsyet pse nuk po realizohet
Aktorja e filmit kult komik të vitit 1999, Tara Reid foli rreth mundësive të realizimit të kapitullit të pestë të “American Pie”. Tara Reid... “American Pie 5”, zbulohen arsyet pse nuk po realizohet

Aktorja e filmit kult komik të vitit 1999, Tara Reid foli rreth mundësive të realizimit të kapitullit të pestë të “American Pie”. Tara Reid deklaroi se ajo që e pengon një gjë të tillë, është mosmarrëveshja mes Seann William Scott dhe Jason Biggs.

“Seann dhe Jason duhet të përmirësojnë marrëdhënien mes tyre. Ka shumë për të folur për filmin e pestë. Shpresoj që djemtë të pajtohen dhe të realizohet ky projekt. Nuk do të mendohesha dy herë për t’u bërë pjesë e ‘American Pie 5’”, deklaroi Reid.

Seann William Scott luan rolin e Steve Stiflerit në film, ndërsa Jason Biggs njihet me emrin Jim Levenstein, në “American Pie”.