Amerika në pështjellim Amerika në pështjellim

Amerika në pështjellim

Opinione 9 March, 2019, 18:04

Nga Janusz Bugajski* Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një periudhë pështjellimi të thellë politik. Presidenti Donald Trump po përballet me sfida në rritje... Amerika në pështjellim

Nga Janusz Bugajski*

Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një periudhë pështjellimi të thellë politik. Presidenti Donald Trump po përballet me sfida në rritje ligjore dhe politike që mund të shkurtojnë qëndrimin e tij në detyrë. Raporti i Këshilltarit Special Robert Mueller mbi një komplot të mundshëm ndërmjet fushatës zgjedhore të Trump dhe shërbimeve ruse të inteligjencës mund të dalë javët e ardhshme. Gjithashtu, Kongresi ka filluar hetime të biznesit dhe jetës personale të Trump që do të ndikojnë politikën amerikane deri në zgjedhjet e 2020.

Mueller ka një mandat specifik për të hetuar vetëm ndërhyrjen e Moskës në zgjedhje dhe çdo marrëveshje të fshehtë me ekipin e Trump. Roli i Kongresit është tëmbrojështetin ligjor duke kontrolluar tre kërcënimet madhore – korrupsioni, pasurimi personal dhe shkelja e dispozitës mbi përfitimet që ndalon dhurimet e huaja për Shtëpinë e Bardhë.

Ka dy rezultate përfundimtare për të ardhmen politike tëTrump – dorëheqje ose rezistencë. Në skenarin e parë, raporti i Mueller do të vërë në lëvizje muaj hetimesh kongresionale, beteja në gjykatë dhe zbulime mediatike që mund të sjellin impeachment, akuza ligjore, dorëheqje ose largim nga detyra. Në skenarin e dytë, Trump i reziston presionit në rritje, i kthen hetimet në një luftë politike ndërmjet Demokratëve dhe Republikanëve, ndez tensione sociale dhe mban me thonj presidencën.

Marrëveshja e fshehtëështë bërë një fjalë kyç për një komplot kriminal me Kremlinin me synimin për të ndikuar zgjedhje presidenciale të vitit 2016. Këshilltari Special ka zbuluar deri tani volume me fakte rreth sulmeve të Moskës në zgjedhje dhe ka ngritur akuza ligjore për më shumë se dhjetë komplotistë rusë. Disa nga bashkëpunëtorët e Trump janë gjykuar për krime financiare që duket sikur lidhen me operacionet ruse për ndikimin e zgjedhjeve.

Presidenti aktualisht është nën 17 hetime në nivel federal dhe shteti, të fokusuara nëkomplotkriminal, pengim të drejtësisë dhe krime financiare. Demokratët të cilët kanë shumicën nëDhomën e Përfaqësuesve dhe kontrollojnë të gjithë komisionet kyç, mund tëkërkojnë paraqitjen e të gjithë bashkëpunëtorëve dhe dokumenteve të Trump.

Linja e tyre kryesore e hetimit do të fokusohet nëse Trump është përpjekur të pengojë drejtësinë, të ndërhyjë tek dëshmitarët dhe të ndalojë FBI në zbulimin e komplotit të supozuar me Moskën. Heqja nga detyra e drejtorit të FBI-së James Comey ishte shembulli më i dukshëm i mënyrës së si Trump është përpjekur të bllokojë çdo hetim të fushatës së tij.

Një hetim i tretë që po zgjerohet vërtitet rreth financave të familjes Trump. Aktualisht ka mbi dhjetëhetime gjyqësore në nivel federal dhe nga zyra e Kryeprokurorit të SHBA-ve në New York. Analistët besojnë se Organizata Trump është përfshirë në krime financiare për dekada me radhë, ku Comey e ka krahasuar Trump me një bos të mafias.

Ndërmjet synimeve të hetimit të krimit financiar është Projekti i Kullës Trump në Moskë, i cili vazhdoi edhe pasi Trump u zgjodh president. Hetuesit kërkojnë të zbulojnë nëse kandidati Trumpi premtonte Putinit që do të hiqte sanksionet në këmbim të financimit nga Moska. Gjithashtu po hetohet dhe Inaugurimi i Presidentit dhe nëse subjekte të huaj kanë dhënë para për të blerë ndikim në administratën e ardhshme. Edhe anëtarët e familjes Trump po hetohen për lobim të huaj dhe pazare të influencave jo vetëm me Rusinë por dhe me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Katarin.

Të gjithë bizneset e Trump po këqyren. Prokurorët po shqyrtojnë se si kanë rrjedhur paratëndërmjet ndërmarrjeve të ndërlidhura tëTrump, përfshirë hotelet, fushat e golfit dhe kompanitë e tij. Ekspertët besojnë që nuk është e mundur të ndahet fushata e tij elektorale nga bizneset e tij.

Duke pasur parasysh gjasat që Trump do të përfshihet nëkomplote, pengesë të drejtësisë dhe korrupsion, ka dy mënyra kryesore përmes të cilave ai të largohet nga zyra, ose përmes impeachment ose përmes dorëheqjes. Nëse Republikanët në Senat fillojnë të llogarisin që ata do të humbasin zgjedhjet e Nëntorit 2020 nëse qëndrojnë të lidhur me Trump, ata mund t’i kthehen kundër dhe të mbështesin procesin e impeachement të udhëhequr nga Demokratët.

Megjithatë, ka një skenar të dytë të mundshëm nëse Trump mund t’i rezistojë me sukses Kongresit dhe, ndryshe nga Richard Nixon, të refuzojë dorëheqjen. Ai do të llogarisë që Senati i kontrolluar nga Republikanët do ta mbrojë nga impeachment, të paktën deri në zgjedhjet e Nëntorit 2020. Ai mund të pretendojë privilegje ligjore si President dhe të zvarritë kërkesat kongresionale në beteja ligjore të gjata. Ai në të njëjtën kohë mund tëbashkojë median ultra-konservatore dhe bazën e militantëve duke kërcënuar trazira civile nëse Kongresi përpiqet ta largojë nga detyra.

Një faktor madhor në të ardhmen e Trump do të jetë situata e Partisë Demokratike dhe fakti nëse ajo mund të qëndrojë e bashkuar ndërkohë që politikanët rreshtohen për stinën e zgjedhjeve primare për të zgjedhur një kandidat për votimet presidenciale 2020. Nuk ka afërsi ndërmjet rrymave të moderuara dhe progresive të partisë dhe ata mund të përçahen më tej nga premtimet dhe debatet elektorale. Mbi të gjitha, Trump mund të ringrihet nëse kandidati Demokrat për President do të jetë po aq i dobët sa Hilary Clinton.