Ancelotti publikon listën lojtarëve për Champions, ky është vendimi për Hysajn Ancelotti publikon listën lojtarëve për Champions, ky është vendimi për Hysajn
Të mërkurën në orën 18:55 Napoli do të përballet në transfertën ndaj Genk e vlefshme për javën e dytë në fazën e grupeve të... Ancelotti publikon listën lojtarëve për Champions, ky është vendimi për Hysajn

Të mërkurën në orën 18:55 Napoli do të përballet në transfertën ndaj Genk e vlefshme për javën e dytë në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Carlo Ancelotti ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të marrë me vete në Belgjikë ku në sy bie mungesa e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, i cili është lënë në shtëpi.

Shkodrani ka luajtur shumë pak me Napolin këtë sezon, vetëm dy ndeshje nga pak minuta, pasi Ancelotti preferon Di Lorenzon dhe Malcuit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Ancelotti:

Portierë: Karnezis, Meret, Ospina

Mbrojtës: Di Lorenzo, Ghoulam, Koulibaly, Luperto, Malcuit, Manolas, Mario Rui

Mesfushorë: Allan, Elmas, Fabian Ruiz, Zielinski

Sulmues: Callejon, Gaetano, Insigne, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Younes