Anderlecht nuk ndalet, pas Kompany “peshkon” sërish te Manchester City Anderlecht nuk ndalet, pas Kompany “peshkon” sërish te Manchester City
Vincent Kompany ka nisur të marrë frenat e Anderlecht. Pasi i dha lamtumirën Manchester Cityt, mbrojtësi 33 vjeçar u rikthye te skuadra ku u... Anderlecht nuk ndalet, pas Kompany “peshkon” sërish te Manchester City

Vincent Kompany ka nisur të marrë frenat e Anderlecht. Pasi i dha lamtumirën Manchester Cityt, mbrojtësi 33 vjeçar u rikthye te skuadra ku u formua, duke marrë role të rëndësishme.

Kompany iu besua roli i trajnerit të skuadrës si dhe një vend në fushë, por ky dypunësim kërkon që sa herë Kompany të jetë në fushë, në pankinë të qëndroj një trajner i mirëfilltë. Dhe për këtë detyrë mjaft delikate, Kompany i ka besuar Simon Davies.

Davies, i cili vjen nga skuadra e të rinjve të Manchester City u zgjodh direkt nga Vincent Kompany dhe do të punojë ngushtë me mbrojtësin.

Detyra e dyshes është që të sjellin shkëlqimin e dikurshëm Anderlecht, që duhet thënë se i ka humbur shumë në sezonet e fundit.