Andres Iniesta në kulmin e lumturisë brenda dhe jashtë fushës Andres Iniesta në kulmin e lumturisë brenda dhe jashtë fushës
Babai i Iniestas ka afirmuar se ylli i Barcelonës është jashtëzakonisht i kënaqur me jetën e tij brenda dhe jashtë fushës, deri sa ai... Andres Iniesta në kulmin e lumturisë brenda dhe jashtë fushës

Babai i Iniestas ka afirmuar se ylli i Barcelonës është jashtëzakonisht i kënaqur me jetën e tij brenda dhe jashtë fushës, deri sa ai po luan një rol kyç në formacionin e blaugranëve.

Mesfushori ka pranuar një lavdërim special nga Vicente Del Bosque, në një intervistë ekskluzive për Goal.com, ku trajneri spanjoll ka cekur se 31-vjeçari tani po shijon momentet më të mira në jetën e tij.

Këto fjalë zgjuan kureshtjen e Jose Antonio Iniestas që të thoshte se lindja e nipit të tij, ka bërë që djali i tij të jetë edhe më i lumtur në fushë.

“Me lindjen e djalit të dytë të Andres, ai ka arritur në pikën më të lartë të lumturisë, gjë që shihet edhe në stadium”, tha babai i Inestas për Goal.com.