Anjeza Branka premtoi pak ditë më parë se do të vinte këtë herë me një superhit dhe pak a shumë në stilin dhe me...

Anjeza Branka premtoi pak ditë më parë se do të vinte këtë herë me një superhit dhe pak a shumë në stilin dhe me bujën e bashkëpunimit të publikuar në vitin 2006.

Klipi i saj në bashkëpunim me Nurteel, sapo është publikuar dhe mund të themi me siguri se Anjeza nuk e mbajti premtimin. Ajo erdhi shumë më seksi dhe me një këngë akoma edhe më të bukur se atëherë. Në këtë klip pamë të gjithë Anjezën pa komplekse, tentuese dhe fituese. “Tranquila” do të jetë sot e tutje pjesë e çdo playliste. /Arkiva