Argjentina feston ditëlindjen, mbush kaq vjeç Argjentina feston ditëlindjen, mbush kaq vjeç
Këngëtarja Argjentina Ramosaj ditën e sotme feston ditëlindjen dhe të gjithëve vëmendjen na e tërhoqi urimi i nënës së saj simpatike Suzana Mushkolaj. Kjo... Argjentina feston ditëlindjen, mbush kaq vjeç

Këngëtarja Argjentina Ramosaj ditën e sotme feston ditëlindjen dhe të gjithëve vëmendjen na e tërhoqi urimi i nënës së saj simpatike Suzana Mushkolaj.

Kjo e fundit në këtë ditë të veçantë për të dhe të bijën ka publikuar disa foto në Instagram ku shfaqet Argjentina me djalin e saj, ndërkohë krah fotove ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë për vajzën  e saj që është lindur në vitin 1990.

“Shumë urime për vogëlushen time e cila më bëri mua prindin më krenar të planetit tokë. Uroj që udhëtimi yt në jetë të jetë i mbushur me gëzim, dashuri dhe lumturi. Të dua shumë engjëll. Ti je shoqja ime e ngushtë dhe e vetme”, shkruan Suzana dhe përmes fjalëve të saj të ngrohta arrin që ta përçojë emocionin e mëmësisë tek secili prej nesh.