

Arratiset një i dyshuar nga Gjykata në Ferizaj
Lajme 14 August, 2019, 14:19

Një person i dyshuar për kryerje të veprës penale është arratisur nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Sinjalizuesi ka raportuar se i dyshuari ka arritur të ikë nga kjo gjykatë, sapo ka përfunduar seanca gjyqësore kundër tij.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30.
Policia është e informuar për rastin, por akoma nuk ka ndonjë rezultat për kapjen e tij.