Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Gjakovë Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Gjakovë
Një person është arrestuar nga policia në Gjakovë për zjarrvënie. Në njoftim thuhet se i dyshuari për këtë rast, është arrestuar dje rreth orës... Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Gjakovë

Një person është arrestuar nga policia në Gjakovë për zjarrvënie.

Në njoftim thuhet se i dyshuari për këtë rast, është arrestuar dje rreth orës 13:30, pasi që i njëjti i ka vënë zjarrin disa barishteve në pronën e tij, dhe në pamundësi për ta shuar zjarrin e ka përfshirë edhe pronën e ankuesit.

Sipas njoftimit, zjarri në pronën e ankuesit ka dëmtuar disa trupa të pemëve.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedure të rregullt.