Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi policët gjatë kryerjes së detyrës Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi policët gjatë kryerjes së detyrës
Sot është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer sulm fizik ndaj policëve deri sa këta të fundit ishin duke... Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi policët gjatë kryerjes së detyrës

Sot është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer sulm fizik ndaj policëve deri sa këta të fundit ishin duke kryer detyrën e tyre.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Qamil Hoxha”, të cilin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policinë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhërave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare , dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët në fjalë.

Situata është futur shpejtë nën kontroll dhe dyshuari është arrestuar. Ai aktualisht po intervistohet në stacionin policor”, ka thënë Ahmeti./Indeksonli