Arrihet marrëveshja, ja blerja e madhe e Real Madridit Arrihet marrëveshja, ja blerja e madhe e Real Madridit
Real Madrid dhe Thiago Alcántara kanë arritur një marrëveshje. Real Madrid dëshiron që Thiago Alcántara të mbulojë largimin Kovaçiçit dhe  siç raporton ‘Onda Cero’,... Arrihet marrëveshja, ja blerja e madhe e Real Madridit

Real Madrid dhe Thiago Alcántara kanë arritur një marrëveshje. Real Madrid dëshiron që Thiago Alcántara të mbulojë largimin Kovaçiçit dhe  siç raporton ‘Onda Cero’, tashmë ka arritur një marrëveshje me mesfushorin dhe tani është duke pritur për të mbyllur marrëveshjen me Bayern Munich.

Lopetegui ka besim të plotë në Alcantaran dhe ka dhënë miratimin për nënshkrimin e tij, transmeton IndeksOnline.

 

Sipas këtij mediumi, Thiago Alcántara, ish lojtar i Barcelonës dëshiron të shkojë në Real Madrid, pasi nuk ka rehati në Bayern dhe e di se nuk përshtatet me planet e trajnerit të ri. Nga ana tjetër, Real Madridi është i gatshëm të paguajë një shumë që mund të shkojë në mes 40 dhe 50 milionë euro.

Hapi i parë është bërë. Marrëveshja mes lojtarit dhe Real Madridit tashmë bërë dhe vetëm duhet të bien dakord edhe me klubin bavarez.