Arrihet marrëveshja, talenti italian është tanimë i Interit Arrihet marrëveshja, talenti italian është tanimë i Interit
Inter dhe Cagliari më në fund kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për Nicolo Barellan. Talenti italian ka insistuar për t’iu bashkuar Interit dhe tanimë dëshira... Arrihet marrëveshja, talenti italian është tanimë i Interit

Inter dhe Cagliari më në fund kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për Nicolo Barellan.

Talenti italian ka insistuar për t’iu bashkuar Interit dhe tanimë dëshira e tij është realizuar.

Inter do ta marrë Barellan në huazim një vjeçar për 10 milionë euro dhe do ta ketë detyrimin e blerjes pas një viti për 35 milionë euro të tjera.

Transferimi i përgjithshëm pritet të shkojë rreth 50 milionë euro, pasi Neroazzurët i detyrohen edhe disa bonuse Cagliarit.

Në anën tjetër Barella do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me gjigantin italian.

22-vjeçari do të fitojë edhe një pagë shumë herë më të lartë se te Cagliari, pasi do të ketë 2,5 milionë euro pagën vjetore.

Lojtari pritet sonte të udhëtojë drejt Milanos, ndërsa nesër janë paraparë vizitat mjekësore. /Telegrafi/