Arsyeja pse duhet ta përdorni vajin e peshkut edhe gjatë verës Arsyeja pse duhet ta përdorni vajin e peshkut edhe gjatë verës
Përdorimi i suplementeve të vajit të peshkut, Omega 3 ka qenë “i kufizuar” vetëm gjatë muajve të ftohtë të vitit, sidomos gjatë dimrit. Por... Arsyeja pse duhet ta përdorni vajin e peshkut edhe gjatë verës

Përdorimi i suplementeve të vajit të peshkut, Omega 3 ka qenë “i kufizuar” vetëm gjatë muajve të ftohtë të vitit, sidomos gjatë dimrit. Por a duhet përdorur dhe gjatë muajve të verës apo krijon ndonjë problem për shëndetin?! Faqja Bimë Medicinale ka hedhur një shkrim në lidhje me këtë çështje ku citon: “Ekziston një mendim i gabuar sikur vaji i peshkut, Omega 3 nuk duhet pirë në stinën e verës. Mos e lini trupin pa Omega 3, sepse i duhet në të katër stinët, në 365 ditë të vitit. Ashtu si acidet yndyrore Omega 6, edhe Acidet Yndyrore Omega 3 janë esenciale, që do të thotë se trupi nuk mund t’i bëjë dot vetë dhe ka nevojë t’i marrë përmes ushqimit ose si shtesa. Funksionet metabolike dhe qelizore prishen kur prishet ekuilibri Omega 6-Omega 3.

Prandaj ose hani peshk te pakten 2 here ne jave ose pini kapsula me vaj peshku.
Për më tepër, Omega 3 ul stresin oksidativ, që rritet edhe për shkak të temperaturave të larta, rrit mbrojtjen e organeve dhe enëve të gjakut, kundërshton depresionin e rënduar nga vapa, parandalon rrahjet e çrregullta të zemrës të favorizuara nga vapa, ul me 50% rrezikun e vdekjes së papritur kardiake, sipas një studimi dhe rrit mbrojtjen e lëkurës ndaj diellit, sidomos gjatë ekspozimit në plazh.

Nëse ka ndonjë vaj që duhet kufizuar në verë por dhe gjithë vitin, këto janë yndyrnat bimore Omega 6 dhe sidomos vajrat trans nga ushqimet e gatshme të supermarketeve.
Për të rritur edhe mbrojtjen e lëkurës në plazh, edhe rreziqet e luhatjeve të tensionit, merrni me përparësi vajrat e mirë, Omega 3 detare, por edhe avokado dhe vaj ulliri.”