Artistët e rrugës kujtojnë sulmet e fundit në Paris Artistët e rrugës kujtojnë sulmet e fundit në Paris
Një prej burrave, RESone, ka pikturuar një vajzë me sy mbyllur, një shenjë e qetësisë sipas tij. 10th Arrondissement, lagjja shumë afër dy kafeneve... Artistët e rrugës kujtojnë sulmet e fundit në Paris

Një prej burrave, RESone, ka pikturuar një vajzë me sy mbyllur, një shenjë e qetësisë sipas tij.

10th Arrondissement, lagjja shumë afër dy kafeneve që u sulmuan në nëntor të vitit të kaluar në Paris në sulmet terroriste që tronditën qytetin e bukur francez, ka ftuar artistët e grafitit dhe qytetarët që me art të bashkohen drejt barazisë dhe kundër vrasjeve.

“Muri i dashurisë” është ai ku po pikturohet. Ideja erdhi nga Diana Kami, një nënë beqare me vajzën e saj të cilat jetojë shumë afër restaurantit ku u bë një prej sulmeve. Ajo thotë se tri ditë pas sulmit, i erdhi dëshira për pikturë.

20160212092059369

Rezultati është “Dessine-Moi un Bouquet” një iniciativë për të pikturuar murin afër.

Një prej burrave, RESone, ka pikturuar një vajzë me sy mbyllur, një shenjë e qetësisë sipas tij.
“Më vjen keq që vetëm arti mund të na bashkojë të gjithëve” thotë artisti që nuk e bën publik emrin e tij.

20160212092110726

Mr. Novo, pjesë e qytetarëve, ka pikturuar figurat si Martin Luther King Jr., Rosa Parks, Nina Simone. Ai është një refugjat i ardhur nga Vietnami, por që ka gjetur jetë në Paris.

Sulmet e fundit në Paris lanë të vrarë mbi 130 persona.