Artistët promovojnë “Karvanin e Lirisë” nesër mbrëma në Çarshinë e Shkupit Artistët promovojnë “Karvanin e Lirisë” nesër mbrëma në Çarshinë e Shkupit
Karvani i Lirisë, projekt i financuar nga USAID, i realizuar nga CIVIL – Qendra për Liri, do të jetë në Klubin Menada (Çarshia e... Artistët promovojnë “Karvanin e Lirisë” nesër mbrëma në Çarshinë e Shkupit

Karvani i Lirisë, projekt i financuar nga USAID, i realizuar nga CIVIL – Qendra për Liri, do të jetë në Klubin Menada (Çarshia e Vjetër në Shkup), të enjten, 21 korrik, nga ora 17 deri në mesnatë. Muzikantë, këngëtarë, aktorë, piktorë, poetë, DJ, artistë multimedialë, si dhe media, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarët e interesuar do të mblidhen së bashku për të mësuar më shumë rreth Karvanit të Lirisë, vendet e ngjarjeve të tija ardhshme dhe listën e aktiviteteve të planifikuara që do të zhvillohen gjatë tre muajve të ardhshëm.

Mysafirët do të ftohen për të parë filma të shkurtër për të drejtat universale të njeriut. Përveç kësaj, artistë vendorë dhe liderë të mendimit të lirë do të jenë të pranishëm për të diskutuar krijimtarinë e tyre artistike dhe për të diskutuar mesazhet që promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Gjatë gjithë ditës, Ekipi i CIVIL Art do të luajë DJ sete. CIVIL në këtë ngjarje po ashtu do të nisë foto-peticionin për Karvanin e Lirisë. Të gjithë mysafirët do të ftohen të marrin pjesë.

Karvani i Lirisë i CIVIL do të shfrytëzojë ndikimin e artit dhe kulturës për nxitur vetëdijen qytetare dhe pjesëmarrjen qytetare. Është një projekt dinamik multimedial që inkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar.