Artisti Petrit Halilaj, me ‘Abetare’ në Paris Artisti Petrit Halilaj, me ‘Abetare’ në Paris
Kësaj radhe ai ka synim Parisin. Në vetëm pak ditë, Petrit Halilaj do të jetë pjesë e një ekspozite kolektive në Palais de Tokyo... Artisti Petrit Halilaj, me ‘Abetare’ në Paris

Kësaj radhe ai ka synim Parisin.

Në vetëm pak ditë, Petrit Halilaj do të jetë pjesë e një ekspozite kolektive në Palais de Tokyo në Paris.

Puna e tij, instalacioni “ABETARE” është në mesin e punëve ekspozuese në “Childhood – another banana day for the dream-fish”, ekspozitë kjo që sjellë ashtu siç tregon vetë titulli i saj, fëmijërinë artistike.

Për Petrit Halilajn, koha e fëmijërisë është një inspirim për punën e tij. “ABETARE” është një nga punët më të mira të Petritit, artistit fitues në Bienalen e Venecias por edhe në çmimin Mario Merz, shkruan KultPlus.

Me anë të kësaj pune ai hulumton fëmijërinë, identitetin dhe kujtesën e një kohe tjetër, duke ndërtuar objekte të ndryshme brenda një hapësire të madhe që sjellin fëmijërinë e tij në trajta të ndryshme.

Sandra Adam-Couralet dhe Yoann Gourmel janë kuratorë të ekspozitës e cila do të hapet me 22 qershor dhe do të qëndrojë e tillë deri me 9 shtator.

Në ekspozitë do të vijnë edhe punë artistike nga Jonathan Monaghan, Chihiro Mori, Kiki Smith , Tomoaki Suzuki, Sabrina Vitali, Yûichi Yokoyama, Andy Warhol, Anna Hulačová, Binelde Hyrcan e artistë tjerë.

Në ekspozitë vijnë artistët të bashkuar me zanatçinjtë.