Artistja izraelite me ekspozitë të pazakontë (FOTO) Artistja izraelite me ekspozitë të pazakontë (FOTO)
Artistja izraelite Sigalit Landau ka arritur të krijojë njërën nga veprat e artit më të veçanta në botë. Ajo kishte vendosur që ta linte... Artistja izraelite me ekspozitë të pazakontë (FOTO)

Artistja izraelite Sigalit Landau ka arritur të krijojë njërën nga veprat e artit më të veçanta në botë.

Ajo kishte vendosur që ta linte një fustan në thellësi të Detit të Vdekur për 3 vite rresht për të parë efektin e ujit të kripur mbi materialin e fustanit.
Ladau kishte kryer kontrolle Brenda ujit për çdo 3 muaj për të kapur në kamerë ndryshimin gradual të veprës së saj. Dhe tani 3 vite më pas ajo ka vendosur që ta nxjerrë në sipërfaqe fustanin dhe gjërat nuk janë siç ishin në fillim.
Tani fustani ka marrë pamje të kristalizuar, e krijuar nga efekti i kripës së këtij deti.

20160825130452285

Artistja ka vendosur që ta hapë një ekspozitë për t’i treguar fotografitë në kronologji që na vendosja e parë e fustanit në ujë e deri në nxjerrjen e tij.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 3 shtator në ekspozitën e Londrës “London’s Marlborough Conteporary”.