Asgjësohet mish me afat të skaduar në Prizren Asgjësohet mish me afat të skaduar në Prizren
Mish me afat të skaduar është asgjësuar sot në komunën e Prizrenit. Drejtoria e Inspektoratit, gjatë kontrollimit të rregullt inspektues ditën e djeshme ka... Asgjësohet mish me afat të skaduar në Prizren

Mish me afat të skaduar është asgjësuar sot në komunën e Prizrenit.

Drejtoria e Inspektoratit, gjatë kontrollimit të rregullt inspektues ditën e djeshme ka konstatuar se në supermarketin ‘Super Viva’, e cila gjenden në magjistralen Prizren-Gjakovë kanë hasur në produkte ushqimore me prejardhje shtazore me afat të skaduar dhe me ndryshime organoleptike  (pamje, era, shija), transmeton Indkesonline.

1. Mish pule e markës AIA me afat të skaduar në sasi 225.600 kg X 3.60 euro për kg, gjithsej 812.16 euro

2. Mish pule (kaqika) 12.600 kg X 1.70 euro për kg, gjithsej 21.40 euro

3. Mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.70 kg X 6.30 euro euro, gjithsej 2,045.61 euro.

Nga Komuna e Prizrenit është theksuar se e gjithë kjo sasi që gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet e tyre, ishte e papërdorshme për konsum dhe për këtë arsye është asgjësuar.

“Ndërkaq inspektori i veterinarisë ka propozuar që për ndërmarrjen në fjalë, të merren masat sipas ligjeve aplikative.Pa dyshim se një prej prioriteteve kryesore në punën e Drejtorisë së Inspektorateve do vazhdojë të mbetet ruajtja dhe përkujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve. Prandaj Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë të qëndrojë e pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, i cili me veprimtarinë e tij do e rrezikojë shëndetin e qytetarëve!”, thuhet tutje nga komuna e Prizrenit.