Aspirina, ilaç që parandalon kancerin Aspirina, ilaç që parandalon kancerin
Një ilaç që na mbron nga kanceri? Pothuajse të gjithë e kemi në shtëpi. Mjafton ta marrësh dy herë në javë për të reduktuar... Aspirina, ilaç që parandalon kancerin

Një ilaç që na mbron nga kanceri? Pothuajse të gjithë e kemi në shtëpi. Mjafton ta marrësh dy herë në javë për të reduktuar mundësinë e zhvillimit të sëmundjes vdekjeprurëse.
Bëhet fjalë për aspirinën. Sipas shkencëtarëve, aspirina parandalon 10 mijë vdekje potenciale në vit nga tumori. Studimi është publikuar në “Jama Oncology”. Në harkun e 32 vjetëve, studimi në fjalë ka ekzaminuar 136 mijë persona dhe të dhënat kanë vërtetuar se ato subjekte që kishin marrë rregullisht aspirinën kishin reduktuar me 3 për qind mundësinë e zhvillimit të çfarëdolloj forme të kancerit. Siç raporton “Telegraph”, për studiuesit e “Massachusetts General Hospital” efektet kanë qenë më të  dukshme për rastin e tumoreve në stomak dhe në zorrë, ku rreziku kishte rënë me 15-19 për qind. “Tashmë, kjo është një provë e pakundërshtueshme se ata që kanë histori familjare me kancer në zorrë apo stomak, duhet të marrin në konsideratë konsumimin e aspirinës si një parandalues mjaft efikas.