ATK e vlerëson shumë të suksesshëm inkasimin e sivjetmë ATK e vlerëson shumë të suksesshëm inkasimin e sivjetmë
Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar të arriturat për vitin 2018. Në këtë konferencë Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri tha se gjatë... ATK e vlerëson shumë të suksesshëm inkasimin e sivjetmë

Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar të arriturat për vitin 2018. Në këtë konferencë Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri tha se gjatë këtij viti është arritur sukses të jashtëzakonshëm në inkasimin e të hyrave, të cilat kanë qenë të përcaktuar nga Qeveria.

“Deri me 28 dhjetor 2018 është arritur që të inkasohen 455.9 milion euro apo 6.6 milion euro me shume se plani i të hyrave të përgjithshme vjetore. Krahasimi mes periudhave, reflekton rezultatet të cilat kanë tejkaluar objektivat tona. Nëse e krahasojmë periudhën janar-28 dhjetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 41.5 milion euro apo 10.0% me shume, ndërsa në raport me planin janë mbledhur 9.9 milion euro apo 2.2% më shumë të hyra se plani i paraparë” tha ndër tjera Imeri.

Përmes një komunikate për media ATK njofton gjithashtu se drejtori Imeri tha se është punuar shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e komunikimit me tatimpagues, në mënyrë që ata t’i kuptojnë më kohë obligimet tatimore.

.Veç të hyrave në këtë konferencë janë prezantuar edhe aktivitete tjera të cila janë zhvilluar gjatë vitit që po e lemë pas, si edukimi i tatimpaguesve, unifikimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, mbledhja e borxheve, luftimi dhe parandalimi i ekonomisë joformale, monitorimi i lojërave të fatit, procesi i fiskalizimi, etj.