Autostrada Tiranë – Elbasan, aksi që s’do përfundojë “kurrë” Autostrada Tiranë – Elbasan, aksi që s’do përfundojë “kurrë”
Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në një projekt që nuk po përfundon kurrë. Përveç kësaj, kjo rrugë vetëm po thith fonde shtesë, duke e bërë... Autostrada Tiranë – Elbasan, aksi që s’do përfundojë “kurrë”

Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në një projekt që nuk po përfundon kurrë. Përveç kësaj, kjo rrugë vetëm po thith fonde shtesë, duke e bërë të paqartë se sa do të jetë kosto finale e rrugës.

Qeveria shqiptare pati nënshkruar dy kredi me dy banka islamike ne vitin 2011 për të ndërtuar një autostradë me katër korsi nga Tirana në Elbasan me gjatësi të përgjithshme mbi 31 kilometrash dhe me një shumë të tenderuar prej 33 miliardë lekësh.

Punimet nisen po atë vit, pikërisht për ndërtimin e pjesës më të vështirë, tunelit të Krrabës. Firma fituese, kompania greke AKTOR surprizoi të gjithë teksa ofroi 83 milionë dollarë për ndërtimin e këtij tuneli nga 150 milionë dollarë që ishte fondi limit i programuar nga Ministria e Transporteve. Në 2013 u bë hapja u tunelit, ndërsa i gjithë projekti duhet të përfundonte në 2015.

Por që nga ajo ditë punimet në këtë aks janë bërë me hope, punimet ecën ngadalë ose u pezulluan për shkak se qeveria ra në krizë dhe nuk arriti të shlyejë detyrimet ndaj kompanive sipërmarrëse. Deri në fund të vitit 2015 që financuar 28 miliardë lekë, ndërsa gjatë vitit 2016 qeveria akordoi një shumë minimale prej 1.1 miliardë lekësh për këtë rrugë. Përfundimi i saj kërkon edhe 9 miliardë lekë punime.