AUV s’tregon se çfarë metodash do të përdorë për menaxhimin e qenve endacakë AUV s’tregon se çfarë metodash do të përdorë për menaxhimin e qenve endacakë
Qentë endacakë, pas takimit të tyre parë, vazhdojnë me lojën dhe përfundimisht pak pushim. Dy prej këtyre qenve, Driton Gusia i ka marrë nga... AUV s’tregon se çfarë metodash do të përdorë për menaxhimin e qenve endacakë

Qentë endacakë, pas takimit të tyre parë, vazhdojnë me lojën dhe përfundimisht pak pushim.
Dy prej këtyre qenve, Driton Gusia i ka marrë nga rruga dhe i ka adoptuar, siç ka bërë edhe Elza Ramadani me qenin e saj, ndërsa si Gusia ashtu edhe Ramadani janë aktivistë për të drejtat e kafshëve, raporton KTV.

Organizatat e tyre kanë qenë forca prapa ndryshmit të dispozitave që parashihnin vrasjen e qenve, nëse për 30 ditë nga kapja dhe strehimi, nuk adoptoheshin.

Ata kanë mirëpritur fillimin e implementimit të projektit “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacakë” që përfshin të gjitha komunat.

Megjithatë, ata janë skeptikë në implementimin e tij të përpiktë, ndërsa Ramadani thotë se do të monitorojnë nga afër punën e organizatave të kontraktuara për zbatimin projektit.

“Qentë nuk do të zhduken nga rrugët,” sqaron Ramadani.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se nga e shtuna do të fillojë së implementuari projektin e financuar nga Qeveria, por nuk ka bërë të ditur se cilat janë praktikat veterinere të kontraktuara për këtë projekt.

Sipas njoftimit, projekti parasheh kapjen, mjekimin, kastrimin, sterilizimin dhe në raste të veçanta, eutanazinë, përkitazi me ligjet në fuqi.

Aty bëhet thirrje për qytetarët që posedojnë qen, t’i mbajnë nën kontroll në kohën sa zgjat projekti, në të kundërtën do të trajtohen sikurse qentë endacakë.