Babai nuk i kushtonte vëmendje, vogëlushja ia hodhi telefonin në det (Video) Babai nuk i kushtonte vëmendje, vogëlushja ia hodhi telefonin në det (Video)
Ky është momenti i pa pritshëm, kur vogëlushja katërvjeçare ia hodhi babait telefonin në det, meqenëse nuk i kushtonte vëmendje asaj. Reperi rus Timati,... Babai nuk i kushtonte vëmendje, vogëlushja ia hodhi telefonin në det (Video)

Ky është momenti i pa pritshëm, kur vogëlushja katërvjeçare ia hodhi babait telefonin në det, meqenëse nuk i kushtonte vëmendje asaj.

Reperi rus Timati, ishte duke pushuar në një jaht luksoz derisa gjendej për pushime në Saint-Tropez të Francës, bashkë me të bijën Alisa, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit, që kërkonte vazhdimisht të shoqërohej me të atin 34-vjeçar, nuk hezitoi dhe ia hodhi në det pajisjen që besohet të jetë mjaft e kushtueshme.

“Sa veprim i zgjuar aq edhe i lazdruar, tërë vëmendja duhet të jetë te fëmija, së paku në pushime”, ka shkruar një komentues.

Në anën tjetër, disa shikues kanë thënë se ishte inskenim dhe se vet Timati e improvizoi që të merr vëmendje në rrjetet sociale.

Megjithatë, reagimet ishin pozitive dhe shumë njerëz u pajtuan se ‘kështu duhet të veprojnë gjithë fëmijët, kur janë në pushime’.

Alisa është fëmija i vetëm i reperit, të cilën e ka nga lidhja me modelen Alena Shishkova.