Babai përdhunonte prej dy vjetësh vajzën 9 vjeçare Babai përdhunonte prej dy vjetësh vajzën 9 vjeçare
Fiks fare solli një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një familje shqiptare në Orikum të Vlorës.Babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9... Babai përdhunonte prej dy vjetësh vajzën 9 vjeçare

Fiks fare solli një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një familje shqiptare në Orikum të Vlorës.Babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9 vjeçare e për të mos mjaftuar vetëm kaq, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Ai sot është duke u gjykuar nga gjykata e shkallës së parë Vlorë për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 7vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai

Vajza, e cila sot është vetëm 9 vjeçe është në një gjendje të rëndë psikologjike, jeton në mes të mjerimit me nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën e vogël.

Askush nuk kujdeset për ta, askush nuk punon në familjen e saj

Nëna e vajzës 9- vjeçare tregoi për emisioni Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar fëmija e saj. Vajza e vogël ka fillaur të abuzohet nga i ati që në moshën 7 vjeçare.Mamaja kishte vazhdimisht dyshime për dhunën sekusale që i shoqi ushtronte ndaj të bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet

“Dyshoja spse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpesh herë mua dhe djalin e madh na dërgonte tek vëllezërit e mi. I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur, nuk e pranontevinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha” tregon e ëma e të miturës.

Momenti që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste. “ Nëse do të fliste kisha frikë mos e vriste vajzën” tregon ajo.

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, ajo bashkë me vajzën ka shkuar në komisariatine poicisë ka akuzuar bashkëshortin për dhunë seksuale ndaj vajzës së tyre 9- vjeçare. Në shoqërinë e dy policëve i është drejtuar qendrës shëndetësore e më pas në spitalin rajonal të Vlorës për një vizitë mjekësore të specializuar për vajzën, nga ku ka rezultuar se vajza është e defloruar dhe se deflorimi është i hershëm.

Që pas këtij momenti , në 22 janar 2019, policia ka arrestuar babain e vajzës.

Këtu fillon edhe tragjedia e dytë për këtë familje , ku fëmijët nuk mund të ndjekin as shkollën pasi tallen nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Vajza nuk shkon dot në shkollë sepse të gjithë shokët e klasës e dinë cfarë ka ndodhur.Djalin e madh ma tallin dhe shajnë në shkollë”, tregon mes lotësh e ëma

Megjithëse kjo histori ka ndodhur që në janar të këtij viti, shteti nuk ka marrë asnjë masë për këtë familje, duke i lënë në mëshirë të fatit.

E vetmja psikologe ku e mitura është dërguar për dy a tre herë, është ajo e shkollës.

Në qytetin ku jetojnë, lajmi ka marrë dhenë dhe paragjykimet e të gjithëve kanë rënë mbi nënën e katër fëmijët e saj.

“Nuk kam shtëpi, jam me borxhe nëpër dyqane, nuk më japin më as bukë, vajzën ma tallin në shkollë dhe nuk shkon edhe djali më i madh sa herë që shkon do zihet se të gjithë ia përmendin përdhunimin, njerëzit e burrit më kërkojnë të tërheq denoncimin.” tregon M.H, nëna e të miturës.