“Babai” vjen si pjesë e programit Scanorama. Filmi “Babai” me regji nga Visar Morina, do të ketë tri projeksione në Vilnius dhe Kaunas të...

“Babai” vjen si pjesë e programit Scanorama.

Filmi “Babai” me regji nga Visar Morina, do të ketë tri projeksione në Vilnius dhe Kaunas të Lituanisë.

Filmi i dëshmuar me disa çmime, dhe së fundmi me regjisorin Visar Morina i cili morri çmimin Prix Evropa, do të shfaqet sonte, me datë 13 nëntor dhe me 19 nëntor në Forumin Evropian të Filmit.

“Babai” vjen si pjesë e programit Scanorama.

“Babai” tregon rrëfimin e një fëmije të quajtur Nori (Val Maloku) i cili shet cigare bashkë me babin e tij Gëzimin (Astrit Kabashi), në vitet e nëntëdhjeta, ku babai me çdo mënyrë dëshiron të emigroj ë në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

“Babai” është një film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga NikoFilm, Gjermani, Produksioni Krusha, Kosovë, Skopje Film Studio, Maqedoni dhe Eaux Vives Productions, Francë që është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) e poashtu Film und Medien Stiftung NRË, fondacioni FFA, fondacioni Nordmedia, pastaj Fondi Maqedonas i Filmit, fondacioni francez Cinema Du Monde dhe nga televizioni publik gjerman ËDR si dhe televizioni publik gjermano – francez ARTE.