Balotelli kthehet në qytetin e lindjes, ja kur pritet zyrtarizimi dhe debutimi Balotelli kthehet në qytetin e lindjes, ja kur pritet zyrtarizimi dhe debutimi
Mario Balotelli do të rikthehet në kampionatin italian, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin e sapongjitur në Serinë A, Brescian, qytet me të cilin... Balotelli kthehet në qytetin e lindjes, ja kur pritet zyrtarizimi dhe debutimi

Mario Balotelli do të rikthehet në kampionatin italian, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin e sapongjitur në Serinë A, Brescian, qytet me të cilin është mjaft i lidhur, pasi ka lindur pikërisht aty.

Marrëveshja mes SuperMarios dhe presidentit Bruno Cellino është arritur, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë vetëm pasi ky i fundit të kthehet nga Londra, ku ndodhet për një udhëtim pune.

Balotelli do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me pagë 1.5 milionë euro neto, plus bonuset, ndërsa nëse Brescia ia del të mbijetojë, atëherë do të ketë një rinovim automatik për dy sezonet e ardhshme, me pagë prej 4.5 milionë eurosh neto.

Sulmuesi pritet të vihet në dispozicion të trajnerit të Brescias vetëm ditën e martë, ndërsa takimin e parë me skuadrën e re do ta luajë më 25 shtator përballë Juventusit në “Rigamonti”, pasi 4 javët e para duhet të shlyejë dënimin e marrë në kampionatin francez.