Agjenti i Ever Banegas ka thënë se kalimi i lojtarit të tij nga Sevilla te Interi, ka mundur të ndodh. Argjentinasi ishte një nga...

Agjenti i Ever Banegas ka thënë se kalimi i lojtarit të tij nga Sevilla te Interi, ka mundur të ndodh.

Argjentinasi ishte një nga lojtarët më të pëlqyer nga Nerazzurrët për këtë afat kalimtar dimëror, por nuk kishte marrëveshje.

Tashmë besohet që klubi italian ka marrëveshje që lojtari të vijë në verë.

“Janë vetëm zëra. Edhe sa i përket rinovimit me Sevillën nuk mund të them asgjë”.

“Të jem i sinqertë çdo lojtar argjentinas ka dëshirë të luajë për Interin, por nuk ka konkrete”, ka thënë agjenti i lojtarit Marcelo Simonian.