Barazim pa gola për Kosovën

Sport 26 January, 2016, 20:46

Ka përfunduar me barazim ndeshja e U-21 mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, takim që u zhvilluat në kuadër të turneut ‘Antalya Cup 2016’. Ndeshja...

Ka përfunduar me barazim ndeshja e U-21 mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, takim që u zhvilluat në kuadër të turneut ‘Antalya Cup 2016’.
Ndeshja u mbyll 0:0, duke mos arritur asnjëra Përfaqësuese të gjejë formulën e golit, përkundër rasteve të shumta.

Edhe këtë herë, përzgjedhja e trajnerin Rafet Prekazi dëshmoi cilësi, por që në momentet vendimtare sulmuesit dështonin para portës.

Për Kosovën është takimi i tretë dhe barazimi i dytë me shifrat 0:0. Djelmoshat tanë ende nuk kanë gjetur golin.