Barcelona ka marr tri pikë me shumë vështirësi në ‘Camp Nou’ përball Sevillas, duke përmbysur rezultatin nga 0:1 në 2:1. Pas kësaj fitoreje, Barca...

Barcelona ka marr tri pikë me shumë vështirësi në ‘Camp Nou’ përball Sevillas, duke përmbysur rezultatin nga 0:1 në 2:1. Pas kësaj fitoreje, Barca tani ka tetë pikë më shumë se Atletico Madridi dhe 12 më shumë se Real Madridi

Skuadra e Luis Enrique dita ditës po i ofrohet titullit të dytë me radhë në La Liga. Në javën e 26’të në Spanjë, Barcelona e ka mposhtur Sevillan me rezultat të ngushtë 2:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes Vitolos. Pas 10 minutave, Leo Messi shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona shënoi golin e epërsisë duke përmbysur gjithçka në këtë takim. Ishte qendërmbrojtësi Gerrard Pique ai që shënoi për 2:1 në minutën e 47’të të ndeshjes.

Deri në fund të takimit, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por rezultati mbeti ai i minutës së 47’të.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 66 pikë, tetë më shumë se Atletico dhe 12 më shumë se Real Madridi, duke iu ofruar edhe më shumë titullit të kampionit.