Barça lë derën hapur për Neymar: Do të bëjmë çmos, duam të kthehet! Barça lë derën hapur për Neymar: Do të bëjmë çmos, duam të kthehet!
Një nga “telenovelat” e merkatos së verës është gati të rillojë me seri të tjera, ndoshta që në janar. Po, sepse Neymar duket se... Barça lë derën hapur për Neymar: Do të bëjmë çmos, duam të kthehet!

Një nga “telenovelat” e merkatos së verës është gati të rillojë me seri të tjera, ndoshta që në janar.

Po, sepse Neymar duket se nuk dëshiron më të qëndrojë te PSG. Për këtë, ai është i bindur, pavarësisht se rrugëdaljet janë të ndërlikuara. Po ashtu, Barcelona ka dhënë shenja të vazhdueshme të interesimit për ta marrë sërish yllin brazilian. Drejtori sportiv blaugrana, Javier Bordas, tregoi gatioshmërinë e klubit për këtë. Për transmetuesin kolumbian “Efe”, ai u shpreh se do të bëjnë gjithçka të mundur për ta rikthyer brazilianin në “Camp Nou”, megjithëse kjo do të jetë mjaft ë vështirë, referuar anës nanciare të operacionit: “Ai do të donte të vinte te Barcelona, ndërsa ne do të bëjmë atë që është e mundur për ta rikthyer. Mbi të gjitha, duhet të jetë një kthim i qëndrueshëm ekonomikisht.

Çështja e tij është e veçantë. Neymar shkoi në Paris, por nuk u përshtat. Ishte gabim që shkoi atje, gjë që e pranon edhe vetë ai. Të gjithë në futboll po ndryshojnë shumë, por Neymar është Neymar. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe dëshiron të vijë te Barcelona”.

Babai dhe agjenti i Neymar konrmoi gatishmërinë për t’u rikthyer te blaugranat, por mungesa e një klauzole për ta lënë PSG i pengoi negociatat, siç shpjegoi ai për “Edinburgh Sports Conference”: “Si agjent ndjehesh i dobët, nëse nuk ke një strukturë të paracaktuar kontraktuale. Nuk ka asnjë klauzolë në kontratë, që i bën gjërat më të lehta. Neymar ishte shumë i lumtur te Barcelona. Ne luftuam për të arritur një marrëveshje, që ai të kthehej në “Camp Nou”. Bëmë maksimumin për këtë”.