Barça i mbyll rrugën e shpëtimit Dybala, mbetet vetëm shkëmbimi me Icardi Barça i mbyll rrugën e shpëtimit Dybala, mbetet vetëm shkëmbimi me Icardi
Një tjetër rrugë, që do ta largonte Paulo Dybala nga Juventusi, është gati të mbyllet. Në fakt, pas shkëmbimit të dështuar me Lukakun dhe... Barça i mbyll rrugën e shpëtimit Dybala, mbetet vetëm shkëmbimi me Icardi

Një tjetër rrugë, që do ta largonte Paulo Dybala nga Juventusi, është gati të mbyllet.

Në fakt, pas shkëmbimit të dështuar me Lukakun dhe “jo” për Tottenham, edhe transferimi eventual i “Joya” te PSG duket një mundësi në zbehje. Për të komplikuar planet e Paratici, këtë here ka menduar Barcelona. Ajo do të ishte e gatshme ta përfshinte Coutinho në operacionin “Neymar”, në përpjekje për ta kthyer këtë të fundit në “Camp Nou”. Indirekt, nëse kjo ndodh, del e tepërt blerja e Dybala nga kampionët francezë. Nëse do të realizohej ky operacion, me pak fjalë, Juventusi do të duhej të gjente një blerës tjetër të mundshëm për Dybala, brenda disa ditësh.

Me kushtin që deri në fund, siç raportohet nga “Tuttosport”, bardhezinjtë nuk do ta heqin përfundimisht argjentinasin nga tregu. Dybala, nga ana tjetër, i pëlqen Maurizio Sarrit, i cili do ta përdorte atë si një “9” fals, në “tridentin” e sulmit, së bashku me Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa. Sidoqoftë, Juventusi duhet të tojë para dhe llogarit një mega tim nga shitja e argjentinasit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pra, nëse hipoteza e PSG do të fundosej përfundimisht, e vetmja zgjidhje do të mbetej ajo e një shkëmbimi, që do të çonte Dybala tek Interi dhe Mauro Icardi te Juventusi. Një zgjidhje që për momentin në Torino askush nuk e merr në konsideratë, ndërsa Marotta do të ishte shumë i lumtur ta merrte “Joya” në Milano, te zikaltrit.

Pa shitjen e Dybala, nga ana tjetër, do të ishte e vështirë për Juventusin të arrinte Icardin, edhe sepse Interi, për ish-kapitenin kërkon të paktën 75 milionë euro, ndërsa bardhezinjtë nuk do të ishin gati të shpenzonin më shumë se 40 milionë. Palët, me pak fjalë, mbeten shumë larg. Në qoftë se “Joya” nuk përfundon në tryezën e negociatave…