Barça në kërkim të një mbrojtësi, synon “të përjetshmin” e Bayern Barça në kërkim të një mbrojtësi, synon “të përjetshmin” e Bayern
Skuadra e Barcelonës ka hedhur sërish grepat për të sjellë në “Camp Nou” mbrojtësin austriak David Alaba, i cili luan me Bayern Mynih. 27-vjeçari... Barça në kërkim të një mbrojtësi, synon “të përjetshmin” e Bayern

Skuadra e Barcelonës ka hedhur sërish grepat për të sjellë në “Camp Nou” mbrojtësin austriak David Alaba, i cili luan me Bayern Mynih.

27-vjeçari edhe më parë ka qenë në interesin e skuadrës katalanase, por transferimi nuk është kryer asnjëherë. Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo, skuadra e Barçës po kërkon një mbrojtës me përvojë dhe ka piketuar austriakun.

Alaba gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me Bayern Mynih, ku në 344 ndeshje ka realizuar 29 gola. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2021 me bavarezët, por ende nuk ka sinjale për rinovimin e saj.

Alaba është një nga titullarët e padiskutueshëm të ekipit të Bayern, ndaj për Barcelonën do të jetë e vështirë ta “rrëmbejë”. Kostoja e tij është rreth 60 milionë euro.

alaba

alaba