Barcelona, 120 milionë euro për një sulmues kampion bote Barcelona, 120 milionë euro për një sulmues kampion bote
Barcelona do t’i rikthehet çështjes së transferimit të Antoine Griezmann në fund të këtij sezoni. Francezi refuzoi kalimin në “Camp Nou” dhe rinovoi kontratën... Barcelona, 120 milionë euro për një sulmues kampion bote

Barcelona do t’i rikthehet çështjes së transferimit të Antoine Griezmann në fund të këtij sezoni. Francezi refuzoi kalimin në “Camp Nou” dhe rinovoi kontratën me Atletico Madrid, mirëpo eliminimi nga Champions League e ka rënduar situatën tek klubi madrilen.

Gazeta më e madhe në Francë, “L’Equipe” ka bërë me dije se Griezmann do shqyrtojë me detaje mundësinë për t’u veshur “Blaugrana”. Sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2023 me Atletico Madrid dhe klauzola e tij e largimit është 200 milionë euro.

Mirëpo shpenzimet e klubit nuk janë justifikuar me ecuri pozitive këtë sezon duke humbur shanset për çdo trofe. Për këtë klauzola e Griezmann në qershor do të ulet në 120 milionë euro sipas medies franceze dhe Barcelona do paguajë këtë shumë për ta marrë atë. Me të gjitha gjasat do jetë Philipe Coutinho ai që do të largohet nga Katalonja për t’i hapur rrugë kampionit të botës.

fcea0-facf38777ed2a41b6d827506d96b6aa3b495c4ea417821106655