Baritoni Gjini në mesin e konkurentëve për drejtor të TKOB Baritoni Gjini në mesin e konkurentëve për drejtor të TKOB
Aplikimet për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë mbyllen në orën 16.30 dhe deri më tani, numri i kandidatëve ka... Baritoni Gjini në mesin e konkurentëve për drejtor të TKOB

Aplikimet për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë mbyllen në orën 16.30 dhe deri më tani, numri i kandidatëve ka shkuar në pesë. Veç baritonit Gjini, kanë aplikuar edhe dy tentorët Josif Gjipali e Agm Hushi, ish trombisti Kleanthi Gjika si edhe Zana Cela.

Në ditën e fundit të aplikimit për detyrën e drejtorit të TKOB, një tjetër emër i njohur i skenës i është shtuar listës së kandidatëve.

Baritoni dhe solisti i parë i TKOB, Ylber Gjini, ka dorëzuar aplikimin e tij për këtë pozicion.Dosja e tij është protokolluar së bashku me planin strategjik të menaxhimit të Operas, që është edhe një nga kriteret më të forta të ministrisë së Kulturës, raporton Ora News.

Pak kohë më parë, baritoni Gjini kishte shprehur rezerva për menyrën e drejtimit nga ish drejtorit Ilir Kerni, duke rendituar gabimet që ai kishte bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë, aplikimet për drejtor të TKOB mbyllen në orën 16.30 dhe deri më tani, numri i kandidatëve ka shkuar në pesë. Veç baritonit Gjini, kanë aplikuar edhe dy tentorët Josif Gjipali e Agm Hushi, ish trombisti Kleanthi Gjika si edhe Zana Cela.

Ministria e Kulturës do të përgjedhë mes listës së kandidatëve vetëm 3 emra, mes të cilëve do të jetë kryeministri i vendit që do të vendosë se cili do të jetë drejtori i ri i TKOB.

Gara për kreun e një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, u hap pas dorëheqjes nga ky pozicion të Ilir Kernit në fillim të gushtit.Nëpërmjet një postimi në FB, ai sqaronte se kishte drejtuar TKOB me buxhetin më të ulët ndër vite.