Në përfundim të mbledhjes së opozitës së bashkuar në selinë e PD-së, kryetari i demokratëve Lulzim Basha i ka bërë një thirrje të fundit...

Në përfundim të mbledhjes së opozitës së bashkuar në selinë e PD-së, kryetari i demokratëve Lulzim Basha i ka bërë një thirrje të fundit kryeministrit Edi Rama, duke e paralajmëruar se nëse e voton nesër Prokurorin e Përkohshëm të Përgjithshëm, atëherë do të ndërmarrë një kosto shumë të madhe.

Por për çfarë kostoje flet Lulzim Basha? Sipas kryedemokratit nesër opozita do të zhvilljë një protestë mbarëpopullore brenda dhe jashtë kuvendit, për të munduar të garantojë stabilitetin dhe ligjshmërinë e Kushtetutës. Pikërisht kjo është kostoja që do të ndërmarrë Edi Rama nëse voton për një prokuror të përkohshëm. Sipas liderit të opozitës kryeministri do të cënojë stabilitetin dhe kushtetutën e vendit.

“Nesër Edi Rama ka dy qëllime, duke dhunuar kushtetutën dhe të ngadalësoj dosjes.

Të bashkohemi për të treguar se institucioni i opozitës është në këmbë. Nëse nesër Ram tenton që të mbaroj pucin e tij kushtetues duhet të përgatitet, se ne nuk do të lejomë dhunimin e kushtetutës. Nëse nesër Edi Rama çon në fund puçin kushtetues duhet ta dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe në kuptimin e ghoditjes që do ti japë stabilitetit në vend dhe se shqiptartët nuk do ta pranojnë kapjen e kushtetutës dhe as asgjësimin e reformës në drejtësi.”-tha Basha.