Bashkimi Evropian do vë ligje kundër postimeve fyese ndaj individëve në Facebook Bashkimi Evropian do vë ligje kundër postimeve fyese ndaj individëve në Facebook
Facebook do detyrohet të largojë përmbajtjet fyese në Evropë. Përmbajtjet sikur fjalimet e urrejtjes dhe shpifjet do largohen dhe pastaj do shikohet nëse këto... Bashkimi Evropian do vë ligje kundër postimeve fyese ndaj individëve në Facebook

Facebook do detyrohet të largojë përmbajtjet fyese në Evropë. Përmbajtjet sikur fjalimet e urrejtjes dhe shpifjet do largohen dhe pastaj do shikohet nëse këto janë shpërndarë më tej nëpër botë kur do kërkohet të largohet edhe nga aty.

Eksperti ligjor Maciej Szpunar, një prokuror gjeneral në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë ka thënë se platformat e mediave sociale sikur Facebooku do u kërkohet që të ndalojnë përmbajtje që Bashkimi Evropian i konsideron të paligjshme.

Ligji i ri, që pritet të aprovohet në muajt në vazhdim, do të dizajnohej që të ndihmojë në qartësimin se si kompanitë e mediave sociale duhet të mbikqyrin përdoruesit në mbarë botën.

Një rast i njejtë kishte ndodhur disa kohë më parë kur një përdoruese e Facebookut kishte shpërndarë një artikull online në faqen personale rreth një politikane në Austri.

Përdoruesja kishte lënë disa komente fyese ndaj Eva Glavischnig-Piesczek, por ajo morri masa ligjore që dhe kërkoi nga Facebook që të e ndalte postimin para se të shpërndahej.

Një gjykatë në Austri kishte dalë me vendimin se postimi kishte për qëllim të ofendonte dhe të shpifte ndaj deputetës.

Kjo është edhe arsyeja se pse BE-ja po kërkon të vihen ligje të qarta rreth asaj se çka mund të postohet por që nuk konsiderohet fyese ndaj individëve të caktuar.

Ligjet e reja pritet të gjejnë një balancë mes lirisë së shprehjes dhe të drejtave personale.