Bashkohen Kourtney dhe Scott

Fame 29 March, 2016, 16:03

Kortney Kardashin dhe Scot Disick janë ndër çiftet më të përfolura të shoubizit. Ata, kanë kaluar një periudhë të errët, e kjo si pasojë...

Kortney Kardashin dhe Scot Disick janë ndër çiftet më të përfolura të shoubizit. Ata, kanë kaluar një periudhë të errët, e kjo si pasojë e veprimeve të pahijshme të aktorit, i cili ndër vite ka abuzuar me drogën dhe alkoolin.
Ndonëse prindër, Kourtney dhe Scot i ndanë rrugët e tyre prej një viti, duke e jetuar secili jetën e vet. Por, pavarëissht se të ndarë, Scott shpesh është parë në familjen Kardashian.
Burime pranë çiftit të njohur thonë se në të vërtet ata janë prap bashkë, pas betimit të Scott se ai nuk do të pijë më dhe se do ti kthehet normalitetit.
Në fakt, kjo është plotësisht e vërtet dhe këtë e konfirmon një video në Snapchat e lëshuar nga Kourtney ku ajo shihet pranë babai të tre fëmijëve. Bukuroshja ka thënë “Ne duam që ju të jeni të parët që e dëgjoni këtë”. Ajo, i jep një përqafim të shpejtë bashkëshortit dhe ikë duke qeshur.
Urojmë që bashkimi të jetë i përhershëm.