Bayern kërkon 18-vjeçarin e “Demave” Bayern kërkon 18-vjeçarin e “Demave”
Sipas portalit italian Calciomercato, Bayern Munich interesohet për Dominik Szoboszlai që luan te Salzburg. Talenti 18-vjeçar gjithashtu vëzhgohet nga Juventus dhe Atalanta. Szoboszlai është... Bayern kërkon 18-vjeçarin e “Demave”

Sipas portalit italian Calciomercato, Bayern Munich interesohet për Dominik Szoboszlai që luan te Salzburg.

Talenti 18-vjeçar gjithashtu vëzhgohet nga Juventus dhe Atalanta.

Szoboszlai është gjetur në një letër të harruar nga drejtori sportiv i Juventus Fabio Paratici. Letra është gjetur në një restorant.

Hungarezi ka një kontratë deri më 2021. Në Bundesliga ai ka debutuar në fund të majit, në ndeshjen e fundit ndaj Austria Wien.

Gjithsesi, kohët e fundit ai është aktivizuar kryesisht te ekipi i dytë i Salzburg.