Bayern provokon Liverpool para ndeshjes në Champions Bayern provokon Liverpool para ndeshjes në Champions
Bayern po përgatitet në të gjitha drejtimet për ndeshjen që do të luajë të martën ndaj Liverpool, në Champions League. Dhe në faqen zyrtare... Bayern provokon Liverpool para ndeshjes në Champions

Bayern po përgatitet në të gjitha drejtimet për ndeshjen që do të luajë të martën ndaj Liverpool, në Champions League. Dhe në faqen zyrtare në “Twitter”, klubi bavarez ka publikuar një foto interesante, me 4 lojtarë që kopjojnë versionin klasik të grupit Beatles.

Futbollistët Neuer, Lewandowski, Muller dhe Hummels, me paruke në kokë dhe duke ecur në vijat e bardha, imitojnë suksesin e madhe të grupit britanik të muzikës “Come Together”. Në sfond nuk është rruga e famshme “Abbey Road” por fusha stërvitore e skuadrës bavareze.

“Champions dhe Liverpool po mbërrijmë” është komenti i ekipit të Bayern Munich
që shoqëron këtë foto, ndërkohë që fotoja është e personalizuar me emrin e bandës “The Bayerns” (dikur emri ka qenë “The Beatles”).