Bebe Rexha reagoi ndaj fotos së saj që i bën paparacët Bebe Rexha reagoi ndaj fotos së saj që i bën paparacët
Bebe Rexha ka qenë njëra që gjithmonë ka folur hapur për dukjen e saj pa efektin e grimit dhe editimit të fotove. Ajo bën... Bebe Rexha reagoi ndaj fotos së saj që i bën paparacët

Bebe Rexha ka qenë njëra që gjithmonë ka folur hapur për dukjen e saj pa efektin e grimit dhe editimit të fotove.

Ajo bën thirrje gjithmonë që gratë të pranojnë së pari veten e tyre natyrale dhe të vlerësojnë çdo të metë që ato mund të kenë.

Mirëpo kohëve të fundit disa foto janë shkrepur nga paparacët, ku ajo shihet e veshur me gete dhe bluzë, flokë pa rregulluara dhe pa grim. Në pamje të parë duket si çdo vajzë tjetër e zakonshme.

Si duket fotot e fundit nuk janë pëlqyer fare nga këngëtarja. Ajo hyri në Instagram dhe postoi njërën nga shkrepjet e paparacëve duke shkruar:

“E urrej këtë foto time nga paparacët, por e dini çfarë, po e postoj sepse është e VËRTETË. Po blija ushqime dhe tiketa të lotarisë. Me që ra fjala, i fitova 25 dollarë.”