Befason agjenti i Perisic: Ja çfarë i tha Conte Ivan-it Befason agjenti i Perisic: Ja çfarë i tha Conte Ivan-it
Agjenti i sulmuesit të Interit, Ivan Perisic, i cili është bashkuar me skuadrën e Bundesligës, Bayern Munich, si huazim për sezonin e ardhshëm, ka... Befason agjenti i Perisic: Ja çfarë i tha Conte Ivan-it

Agjenti i sulmuesit të Interit, Ivan Perisic, i cili është bashkuar me skuadrën e Bundesligës, Bayern Munich, si huazim për sezonin e ardhshëm, ka folur me Sportske për marrëveshjen, transmeton Sovrani.info.

“Perisic është shumë, shumë i lumtur, Bayern është klubi më i mirë për të. Ivan është më shumë se i kënaqur me klubin dhe gjithçka. Edhe Interi është i jashtëzakonshëm, por ky është një hap tjetër përpara. Kthimi te Interi? Kurrë mos thuaj kurrë, por unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj. Lamtumira ishte miqësore.”

“Conte u befasua kur Ivan i tha që ai do të largohej. Ndodhi saktësisht kështu. Pasi u raportua në media se ai nuk llogariste më për të, Conte iu afrua Ivanit në stërvitje dhe i tha që ishte zemëruar me këta gazetarë që e kishin shkruar këtë marrëzi. Ardhja e Bayernit ndryshoi gjithçka, kjo është e vërteta “. /Sovrani.info/