Claudio Ranieri ka thënë se Leicester City nuk do ta fitojë Premierligën. Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri insiston se skuadra e tij nuk...

Claudio Ranieri ka thënë se Leicester City nuk do ta fitojë Premierligën.

Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri insiston se skuadra e tij nuk do ta fitojë titullin e Premierligës këtë edicion.

Ai tha se ata po luftojnë për një vend që dërgon në Evropë e jo për titull.

“Jo, jo, jo. Ne nuk do ta fitojmë titullin. Ne jemi duke luftuar për Evropë”, tha Ranieri gjatë një interviste për Le lene Show në Italia Uno.

Ai po ashtu foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se është në Leicester City, me të cilën skuadër ka kontratë edhe tre vite.