Bëhet milionere gruaja që ia ngriti gishtin e mesëm Trump-it Bëhet milionere gruaja që ia ngriti gishtin e mesëm Trump-it
Derisa Presidenti i Shteteve të Amerikës (SHBA), Donald Trump po kalonte me eskortën e tij një grua e cila po ngiste një biçikletë ia... Bëhet milionere gruaja që ia ngriti gishtin e mesëm Trump-it

Derisa Presidenti i Shteteve të Amerikës (SHBA), Donald Trump po kalonte me eskortën e tij një grua e cila po ngiste një biçikletë ia tregoi atij gishtin e mesëm.

Çiklistja me këtë gjest fitoj një famë të madhe në SHBA, por përderisa për shumëkënd ajo u bë “hero” për pronarët e saj prezenca e saj ishte e tepërt në punë. Shkak i kësaj nëna e dy fëmijëve mbeti e papunë shkruan sovrani.info.

50 vjeçarja, Briskman në një intervistë për HuffPost ishte e befasur se si dikush arriti ta fotografonte në momentin kur ia kishte drejtuar gishtin Trumpin.

Pyetjes së gazetares se si i shkoj mendja t’ia tregonte gishtin e mesëm Trumpit, ajo u përgjigj kështu:

“Teksa isha buzë rrugës dhe kaloi eskorta filloi të më ziente gjaku. Përfituesit e DACA po dëbohen nga SHBA-të. Ai nxjerr reklama për regjistrime të hapura për Obamacare. Vetëm një e treta e Puerto Ricos ka energji elektrike. Dhe ja… mesa duket po shkon të luajë golf”.

Madje ajo të hënën ajo u thirr në zyrën e kompanisë ku thanë se kishte shkelur rregullat e kompanisë për mediat sociale duke e përdorur fotografinë si foto profili në Facebook dhe Twitter.

Në anën tjetër këtij gjesti i janë kundërvënë mbështetësit e Julit, të cilët kanë ndërmarrë një fushatë për ta ndihmuar atë sadopak me shpenzimet si e papunë.

Rob Mello, ishte i pari që filloi një fushatë të Go Fund Me për të mbledhur para për Briskman. Deri më tani nga kjo fushata janë mbledhur rreth 57,000 dollarë që nga e hëna.

Sipas tij, Juli Briskman është një frymëzim për të gjithë ne.

“ Këtë javë mësuam se ajo u shkarkua nga punëdhënësi i saj për ushtrimin e të drejtës së saj”, ka shkruar ai. Sovrani.info