Beqaj: Kjo Qeveri është avanturiste Beqaj: Kjo Qeveri është avanturiste
Refuzimi i vizës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga ambasada amerikane po cilësohet ofendues për Kosovën. Kështu po shprehen njohësit e çështjeve politike... Beqaj: Kjo Qeveri është avanturiste

Refuzimi i vizës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga ambasada amerikane po cilësohet ofendues për Kosovën. Kështu po shprehen njohësit e çështjeve politike në vend.

Politologu i njohur, Behlul Beqaj në një intervistë të shkurtër për Sovrani.Info thotë  se refuzimi i vizës së kryeministrit është ofendues për të dhe për shtetin e Kosovës, duke pasur parasysh faktin se kryeministri është përfaqësues i popullit.

Beqaj thotë se një refuzim i tillë mund të ndërlidhet me mbështetjen e  Haradinajt për shfuqizimin e ligjit për Specialen, por edhe qëndrimin ndaj Demarkacionit.

Ai e vlerëson këtë qeveri si avanturiste, derisa shprehet se lloji i politikanëve të tij nuk japin dorëheqje, pasi dorëheqja është akt moral. Beqaj vlerëson se kryeministri është përshëndetur me moral më herët.

Sovrani.Info Si e vlerësoni vendimin e ambasadës amerikane për refuzimin e vizës së kryeministrit?

Beqaj: Edhe sikur ç’do arsyetim i kryeministrit të jetë i saktë , fakti se opinioni e ka përceptuar  se kryeministrit të Kosovës nuk po i ipet viza është ofendues për të por edhe për shtetin e Kosovës. Ngase, pavarësisht se çfarë mendojmë për kryeminstrin ai është përfaqësues i popullit dhe shtetit të Kosovës të cilin aleati më i rëndësishëm  nuk po dëshiron për të parë në SHBA.

Sovrani.Info: A mendoni se ky vendim ka ardhur si pasojë e deklarimit të kryeministrit për mbështetje të shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale?

Beqaj: Ndoshta kulminacioni i kësaj gjendje ndërlidhet me mbështetjen e tij për shfuqizimin e Ligjit për GJS-së, por edhe qëndrimi ndaj demarkacionit dhe veprimet tjera voluntariste ndikojnë në qëndrimin e shteteve ndaj tij.

Sovrani.Info: Pas një vendimi të tillë po kërkohet dorëheqja e kryeministrit. A mendoni se është e udhës që kryeministri të dorëhiqet pas këtyre veprimeve?

Beqaj: Këtë Qeveri e kam vlerësuar si Qeveri avanturiste me kryeminsitrin avanturier ngase mënyra se si është krijuar dhe motivi i koalicionit ka qenë puro makijavelistë. Soji i politikanëve të tij nuk japin dorëheqje ,ngase  dorëheqja është akt moral,  ndërsa këta janë përshëndetur me moral shumë më parë… /Sovrani.Info