Berisha dënon serinë e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi: Një hakmarrje primitive për Kacifas Berisha dënon serinë e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi: Një hakmarrje primitive për Kacifas
Brenda pak ditëve në Greqi dy jetë shqiptarësh janë shuar nga armët. Vrasja e 63 vjeçarit Petrit Zifle disa ditë më parë dhe ekzekutimi... Berisha dënon serinë e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi: Një hakmarrje primitive për Kacifas

Brenda pak ditëve në Greqi dy jetë shqiptarësh janë shuar nga armët.

Vrasja e 63 vjeçarit Petrit Zifle disa ditë më parë dhe ekzekutimi misterioz e 18 vjeçarit Marios Isa mbrëmjen e djeshme kanë sjellë dhe reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se vrasjet duken si një hakmarrje e verbër raciste përkundër vrasjes së Kacifas.

Berisha shton se në rrethana të ndryshme brenda një hakur kohor prej pak javësh janë vrarë plot 7 shqiptarë në Greqi, krime të cilat duhet të marrin një përgjigje dhe reagim, që sipas Berishës duhet të vijë pikë së pari nga Komisioni i Të Drejtave të Njeriut në OKB, Këshilli i Evropës etj.

Për më tepër ndiqni statusin e ish kryeministrit:

“Ndal serialit te vrasjeve rraciste te shqiptareve ne Greqi!

Te dashur miq, pas vrasjes ne shkembim zjarri nga policia shqiptare te ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaficas, ne vendin fqinj, ne hakmarrje te verber rraciste e primitive, ka shperthyer nje serial vrasjesh te shqiptareve ne teresi.

Keshtu, ne nje hark kohor pak javesh jane ekzekutuar ne zona dhe rrethana te ndryshme te Greqise 7 shqiptare, qe te gjithe perveç njerit ekzekutime gjakftohta te bazuara ne urrejtjen dhe rracizmin primitiv ndaj shqiptareve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobie.

Mbreme ne Kavalla u rregjistrua viktimia e 7-te, u gjet i vrare nje 18 vjecar, djale i nje famijle emigranesh shqiptar, anetar i nje ekipi lokal futbolli, per te cilin shkaku i vetem sipas mediave mbetet rracizmi.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te mirefillta rraciste dhe i bej thirrje Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB, Keshillit te Europes, Komisionit dhe Keshillit te Ministrave te BE te nderhyjne prane autoriteteve greke per nje hetim te pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve rraciste te shqiptareve ne Greqi dhe te ushtrojne te gjithe presionin e merituar ndaj autoriteteve greke qe keto akte kriminale te shemtuara te ndeshkohen. sb