Berisha kujton historinë e qenit që lehte, Rama ironizon: E paske patur nevojë Berisha kujton historinë e qenit që lehte, Rama ironizon: E paske patur nevojë
Përveç akuzave dhe debateve në lidhje me dosjen e Tahirit dhe të përbyturit në Shqipëri, seanca plenare ka “pritur” edhe batuta mes Sali Berishës... Berisha kujton historinë e qenit që lehte, Rama ironizon: E paske patur nevojë

Përveç akuzave dhe debateve në lidhje me dosjen e Tahirit dhe të përbyturit në Shqipëri, seanca plenare ka “pritur” edhe batuta mes Sali Berishës e kryeministrit Rama.

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar një histori personale të fëmijërisë së tij, ku në shtëpi ka patur dy qen, njëri që mbahej me rrethore pasi ishte i egër dhe tjetri (një kone) që vetëm lehte.

“Në shtëpi ne kishim 2 qen, njërin e mbanim me rrethore, pasi nuk kishte ujk që i afrohej. Sapo i thosha unë ‘ssskape’, ai sulej dhe nuk i ndante dot njeri, as unë nuk i ndaja dot. Kurse tjetri ishte një klysh që vetëm lehte. Lehte e më bezdiste shumë, sa unë i thoja, mos leh. Dilte gjyshja në ballkon e më thoshte: Çfarë ke më thoshte? Më çmendi ky klyshi, i thosha. Mos i thuaj ashtu sepse sa herë ti thuash pusho, leh më shumë, me thoshte ajo”- tha Berisha nga foltorja e parlamentit.

Por pas kësaj ironie, nuk ka munguar dhe reagimi I Ramës, për të cilin u adresua dhe historia. Kryeministri tha se me këtë histori, Berisha tregoi gjenezën e nevojës së tij të brendshme për të patur një qen për t’ja turrur të tjerëve, një referencë kjo indirekte për Flamur Nokën, i cili u përjashtu pak minuta më parë nga seanca e kuvendit fill pas debateve dhe akuzave mes Ramës e Berishës.

“Sot na ke ndihmuar të kuptojmë pse i thua “ssstt kape” atyre që i hedh në betejën qorre të luftës politike. E paske nisur me qenin e shtëpisë këtë punë, dhe paske patur nevojë të brendshme të kesh qen që t’ia turrësh të tjerëve”, tha Rama.