Beyonce dhe Adele do të vijnë me një bashkëpunim Beyonce dhe Adele do të vijnë me një bashkëpunim
Interneti u bë i bezdisshëm gjatë kësaj fundjave, më saktësisht për lajmin që Adele dhe Beyoncé po vijnë në një bashkëpunim me frontmenin e... Beyonce dhe Adele do të vijnë me një bashkëpunim

Interneti u bë i bezdisshëm gjatë kësaj fundjave, më saktësisht për lajmin që Adele dhe Beyoncé po vijnë në një bashkëpunim me frontmenin e ‘Coldplay’, Chris Martin.

E gjitha filloi kur frontmeni i ‘One Republic’, Ryan Tedder, i tha radiostacionit Z100 në New York që kjo po ndodhte në albumin e ri të këtij grupi.

“Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, ka thënë Tedder.

I njëjti ka bashkëpunuar më herët me Beyoncen për këngën “Halo” e po ashtu edhe me Adele për këngën “Rumor Has It”, teksa dueti i tyre do jetë pjesë e albumit të tij të ri.

Adele ka deklaruar kohë më parë se është adhuruese e Beyonces dhe në çmimet ‘Grammy’ dëshironte të ndante kupën e saj me të, pasi albumi “Lemonade” meritonte çmimin “Albumi i vitit”, sipas artistes 31-vjeçare.

Ky bashkëpunim mes dy divave të muzikës botërore pritet prej shumë kohësh dhe kjo natyrisht se do ishte një surprizë mëse e bukur nga ana e tyre./telegrafi