Bie në 18.7% papunësia në Greqi Bie në 18.7% papunësia në Greqi
Papunësia në Greqi ka rënë në 18.5 për qind në muajin shkurt 2019 nga 20.6 për qind që ishte në muajin shkurt 2018. Sipas... Bie në 18.7% papunësia në Greqi

Papunësia në Greqi ka rënë në 18.5 për qind në muajin shkurt 2019 nga 20.6 për qind që ishte në muajin shkurt 2018.

Sipas të dhënave të Instituti grek i Statistikave (ELSTAT), papunësia e rregulluar sezonalisht në këtë vend ka qenë 871,556 persona ose 18.5 për qind, ku kjo përqindje është më e ulëta që nga korriku i vitit 2011. Ndërkohë papunësia për muajin janar 2019 është përmirësuar me 18.6 për qind, përcjell Telegrafi.

Papunësia më e madhe në vend është shënuar në grupin e moshës mes 15-24 vjeç, e cila këtë vit ka pësuar rënie. Në muajin shkurt të vitit të kaluar shifra ishte 46 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti u realizua me 38.8 për qind.

Edhe pse papunësia vazhdimisht ka pësuar rënie që nga vitit 2013 kur ishte afruar deri në 28 për qind dhe Greqia është vendi me papunësinë më të lartë në Eurozonë.