Bien çmimet e inputeve bujqësore Bien çmimet e inputeve bujqësore
Indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 ka rënie për 2.1 për qind. Kështu thuhet në... Bien çmimet e inputeve bujqësore

Indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 ka rënie për 2.1 për qind. Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi, tremujori i parë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Në tremujorin e parë të vitit 2018, indeksi për Input 1 ka rënie për 2.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, kurse indeksi për Input 2 ka rënie për 1.5 për qind. Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input I + Input II) ka rënie për 2.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit në ASK.