Binjaket lindin tre muaj larg njëra tjetrës Binjaket lindin tre muaj larg njëra tjetrës
Erdhën në jetë në dy vite të ndryshme dhe 97 ditë larg njëra tjetrës… por janë binjake. Bëhet fjalë për Liana dhe Leonie, një... Binjaket lindin tre muaj larg njëra tjetrës

Erdhën në jetë në dy vite të ndryshme dhe 97 ditë larg njëra tjetrës… por janë binjake.

Bëhet fjalë për Liana dhe Leonie, një rast i rrallë lindjeje i ndodhur në spitalin Holweide të Colonia, në Gjermani.

“Një lindje binjakesh në dy faza shumë e rrallë në të gjithë botën”, tha zëdhënësi i klinikës.

Në 17 nëntor 2019, në javën e 27 të shtatzënisë erdhi në jetë Liana. Ndërsa Leonie lindi në 22 shkurt 2019, katër ditë pas afatit të fundit të lindjes.

“Që të dyja vogëlushet janë mirë, por ky është rast i rrallë që të lindin binjakë 97 ditë larg njeri tjetrit”, tha për mediat mjeku Uwe Schellenberger, shkruan noa.al.

Disa kohë më parë, në Bukuresht të Rumanisë u verifikua një rast i ngjashëm, ku njëra binjake lindi në nëntor të vitit 2014 dhe një tjetër në janar të 2015-ës, por diferenca mes tyre ishte vetëm 77 ditë. /a.y/noa.al